7 janari ditë jo pune për të gjithë qytetarët

7 janari 2021 (e enjte), do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, prej ku thonë se më 7 janar është festa e Krishtlindjeve.
“MPPS njofton se në pajtm me Ligjin për festa në RMV, 7 janari 2021 (e enjte) – Dita e parë e Krishtlindjes, sipas kalendarit ortodoks, është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Të gjithë qytetarëve të besimit ortodoks ua urojmë këtë festë”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.