Të enjten dhe të premten, vala e të nxehtit/ “Gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeçare lirohen nga puna”

Qeveria mbajti seancën e 70-të në të cilën u miratuan rekomandimet për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta, që do të zgjasin dy ditë, 18-19 (e enjte dhe e premte). Për shkak të valës së të nxehtit rekomandime për lehtësimin nga detyrat vlejnë për shtatzënat dhe personat mbi 60 vjeç, fëmijët në kopshte të mos bëjnë aktivitete fizike nga ora 11 deri në 17, sektori privat të organizojë orarin e punës për të mbrojtur punëtorët nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell dhe shmangia e qëndrimit jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Orari i punës në kopshte duhet të organizohet në periudhën nga ora 7:00 deri në orën 17:00, ndërsa aktivitetet fizike nuk duhet të praktikohen dhe fëmijët të mos dalin jashtë pas orës 11:00. Të gjitha personat juridikë që kryejnë veprimtari në të hapur duhet të ndërpresin veprimtarinë e tyre në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00. Kjo vlen veçanërisht për punëtorët e ndërtimit.