Të dielën, temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit!

Temperatura ditore, në shumë pjesë të vendit do të jetë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Nga kjo Drejtori thonë se parashikimet janë që të hënën do të ketë rritje të vranësirave me kushte të reshjeve lokale të shiut dhe me erë të fortë në drejtimin veriperëndimor, kurse të martën sërish vijon mot stabil dhe i ngrohtë.

Ndërkaq nesër pritet mot me diell dhe me vranësia të vogla. Temperatura minimale do të sillet prej -6 deri në 0 gradë celsius, kurse maksimalja do të shkojë prej 14 deri në 20 gradë celsius.