Të ardhurat e kinemave gjatë Festës së Pranverës, mbi 6 miliard juanë

Deri më 11:11 të së enjtes, dita e gjashtë e Vitit të Ri Kinez, të ardhurat nga biletat e kinemave të Festës së Pranverës në Kinë (duke përfshirë parashitjen) i kanë kaluar 6 miliard juanët (rreth 834 milionë dollarë amerikanë), sipas statistikave zyrtare.

Filmat vendas patën sukses të dukshëm gjatë kësaj periudhe. Tre filmat e renditur të parët janë prodhuar në vend, e pikërisht “YOLO”, “Pegasus 2” dhe “Boonie Bears: Time Twist”.

Të martën, filmi komik kinez “YOLO” vazhdoi të kryesojë në renditjen ditore, me 349.96 milionë juanë të ardhura, treguan të dhënat nga Rrjeti i Informacionit për të Dhënat e Filmit i Kinës. Ai u pasua nga filmi dramatik- komik “Pegasus 2”, që siguroi 278.11 milionë juanë atë ditë, dhe filmi i animuar “Boonie Bears: Time Twist”, me 170.89 milionë juanë .