Taylor Swift bashkohet me Drake për një këngë që synon të rindezë dramën e tyre me Kanye Westin dhe Kim Kardashianin

Ylli i muzikës, Taylor Swift ka punuar me Ed Sheeran, Haim dhe Zayn Malik në hitet e saj ndër vite.

Por së fundmi është zbuluar se ajo tani po përgatitet për një bashkëpunim shumë më befasues me yllin e rap-it Drake, shkruan The Sun.

Mësohet se ata regjistruan një këngë sekrete së bashku gjatë seancave për albumin e saj të vitit 2017, “Reputation”, ndonëse nuk arriti të publikohet sepse u konsiderua shumë e drejtpërdrejtë për armiqtë e tyre në atë kohë, Kanye Westin dhe Kim Kardashianin.

Foto: Getty

Megjithatë ata tani rrezikojnë të rindezin dramën mes tyre, pasi Taylor dëshiron ta përfshijë atë kur ajo të ri-publikojë albumin “Reputation (Version Taylor)”.

Ajo është në proces të ri-regjistrimit të albumeve të saj të vjetra, në një beteje me menaxherin e muzikës Scooter Braun, i cili bleu të drejtat për katalogun e saj, gjë që ajo pretendon se është bërë pa dijeninë ose lejen e saj.

Si e tillë ajo është duke rikrijuar me përpikëri albumet dhe duke përfshirë këngë nga “kasaforta” e saj – si kjo me Drake – të cilat nuk janë dëgjuar kurrë më parë.

“Taylor e ka përqendruar fokusin e saj në ri-regjistrimin e Reputation dhe ajo ka hasur në këtë këngë që ajo bëri me Drake, e cila nuk e pa kurrë dritën”, tha një burim nga industria e muzikës.

Foto: Splash

“Ajo e di se të gjithë do të mendojnë se bëhet fjalë për Kimye (Kim dhe Kanye), sepse ishte grindja e saj me ta që frymëzoi shumë Reputacion. Por kjo është shumë më e drejtpërdrejtë se këngët e tjera, prandaj ata nuk vendosën ta publikojnë në radhë të parë”, zbuloi burimi.

“Nuk është sekret që edhe Taylor edhe Drake kanë pasur marrëdhënie të trazuara me Kanye, kështu që ata nuk u përmbajtën kur erdhi puna për regjistrimin e një kënge. Natyrisht që ajo i ka lënë pas të gjitha tani, por kjo është ajo që fansat do të duan ta dëgjojnë”, ka thënë tutje ky burim.

Foto: Getty

Taylor u ngatërrua me Kanyen kur ai u shpreh me frazën “unë e bëra atë ku*** të famshme” në këngën e tij të vitit 2016 “Famous”.

Pasi Taylor shprehu zemërimin e saj, gruaja e atëhershme Kanye, Kim zbuloi më vonë një regjistrim të tyre duke e diskutuar atë, megjithëse më vonë u zbulua se Taylor nuk ishte në dijeni se çfarë do të thoshte ai për të në këngë.

Foto: Getty Images

Larg dramës së asaj situate, këngëtarja e  “Shake It Off’ ka një album të ri, “Midnights”, për të publikuar pas tre javësh, dhe më pas “Reputation” (Versioni Taylor) pritet të lansohet vitin e ardhshëm.