Aksident në Tetovë, lëndohet një person

Një djalë 17 vjeçar nga fshati Debërcë Komunës së Zhelinës është lënduar rëndë mbrëmë në ora 21:55 në një aksident në rrugën lokale Tetovë-Trebosh, pasi automjeti në të cilin ishte bashkudhëtar është aksidentuar.

Makina drejtohej nga një djalë dy vjet më i madh nga i njëjti vend.

“Në rrugën lokale Tetovë-Trebosh, automjeti “Ford” me targa të Italisë drejtuar nga 19-vjeçari E.R. nga Debërca e Tetovës ka dalë nga rruga.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari, djaloshi 17-vjeçar nga i njëjti fshat, i diagnostikuar në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa shoferi ka pësuar lëndime trupore”, njofton SPB Tetovë.

Një ekip nga SPB Tetovë ka bërë kontroll në vendin e ngjarjes.