Tatuazhi i vogël por me shumë kuptim për Kidën

Kida tregon tatuazhin më me kuptim që ka në trup.

Kida është një prej artisteve më të dashura për publikun, e cila është vazhdimisht shumë e angazhuar rreth projekteve të reja muzikore, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo iu bashkua sfidës së re të Instagramit “Show me a picture of”, ku pranoi shumë kërkesa të ndjekësve.

Një prej ndjekësve i kërkoi asaj të ndante me ta tatuazhin më me kuptim që e ka këngëtarja në trup.

Më pas ajo tregoi se tatuazhi në fjalë është shkronja “F”, për të cilin më herët kishte treguar se ia kushtoi personit të shtrenjtë të saj, gjyshes së ndjerë.

Kujtojmë se “Drunk” titullohet projekti i fundit muzikor nga Kida, këngë kjo e shoqëruar edhe me klip.