Lori mahnit me dukjen në setin fotografik realizuar për festat e fundvitit

Lori duket për mrekulli në fotografitë e reja.

Në prag të festave të fundvitit, shumë prej të famshmëve tanë kanë realizuar fotosesione të reja, shkruan lajmi.net.

Edhe këngëtarja Loreta Kaçka-Lori, vendosi që ta realizojë një set të tillë, ku shfaqet tejet atraktive.

Në fotosesionin me motive festive, Lori ishte veshur me kostum me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, ndërsa dukej për mrekulli.

Komentet pozitive nuk mungonin sipër këtyre fotografive të këngëtares, e cila njihet për stilin e veçantë.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Lori titullohet “E ke harru”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip.