Tatuazhi i ri i Justin Bieber dedikim?

Përmes një postimi në Instagram, Justin Bieber njoftoi fansat se ka bërë tatuazh të ri, shkruan lajmi.net.

Ai shkroi “Forever” në qafë, që në shqip nënkupton “Përgjithmonë”, ndërsa fansat janë të bindur se është dedikim.

Në komentet e shumta që ia drejtuan këngëtarit, ndjekësit supozojnë se tatuazhi është dedikim për bashkëshorten e tij, Haileyn.

Për ndryshe, Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kurorëzuan dashurinë me martesë në muajin shtator të këtij viti. /Lajmi.net/