Bebe: Burrin e dua shqiptar, dasma të jetë tradicionale

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha në fillim të kësaj jave ishte në Shqipëri.

Erdhi për tu dalë në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, që tronditi Shqipërinë. 30 vjeçarja do t’i ndihmojë dy familje me ndërtimin e shtëpive.

Po ashtu, po planifikon të ndërtojë edhe një shkollë, që do t’i shërbejë brezit të ri. Bebe Rexha u impresionua shumë nga mikpritja që iu bë asaj. Gjatë intervistave u deklarua rreth kësaj dhe edhe njëherë e dëshmoi se sa krenare është me prejardhjen e saj, transmeton rtv21.tv

Në një intervistë për “Pasditja ime”, artistja e njohur ndërkombëtarisht tregoi më gjerësisht rreth vizitës. E pyetur nga gazetari nëse prindërit apo familjarët i thonë “ardhsh me një burrë të mirë” sa herë vjen në Shqipëri, ajo përgjigjet:

“Në fakt jo, këtë herë erdha shumë shpejt… por nëse këtu ka ndonjë djalë shqiptar beqar… më telefono!

Unë e dua shumë kulturën time… prandaj dua të gjej një djalë shqiptar por që është shumë e vështirë në Amerikë!”, u shpreh artistja e mirënjohur shqiptare. Ndërsa kur u pyet rreth dasmës, tha se do një dasmë që zgjat 5 ditë, me lodra e tupana. Artistja tha se sërish do ta vizitojë Shqipërinë.