Tateshi: Roveri i NASA-s arriti në Mars më shpejtë se vaksinat në Maqedoni (Video)

Koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka kritikuar Qeverinë dhe Ministrinë e Shendetësisë për keqmenaxhimin e situatës me pendeminë dhe për vonesën e furnizimit me vaksina.

“Është vala e tretë e tretë e pandemisë Covid-19, në të cilën hyri Maqedonia e Veriut nga fakti që kemi rritje enorme të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve. Arsyet janë keqmenaxhimi i pandemisë nga ana e Qeverisë e sidomos nga Ministria e Shëndetësisë, mutacionet e virusit SarsCov2 dhe sjellja joadekuate e një pjesë e qytetarëve. Sot u bënë plotë një vit nga vdekja e pacientit të parë si pasojë e Covid 19 dhe ky numër sot arrin shifrën 3388 të vdekur ku koleracion me numrin e banorëve renditemi në krye të tabelës në nivel botëror”, tha mes tjeresh, Bekim Tateshi nga koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Prononcimin e tij te plote mund ta ndiqni ne videon me poshte./Gazeta LAJM