Rita Ora me befasi për fansa, mund të dëgjojnë 3 muaj falas këngët e saj në Spotify

Rita Ora u kthye në skenën muzikore pas një pauze dhe sapo ka lansuar videoklipin e shumëpritur të këngës “Bang”, shkruan lajmi.net.

Në videoklipin e këngës “Bang”, të cilin e solli në duet me Imanbek, Rita tërheq vëmendje me veshjen tradicionale shqiptare e cila u punua nga kreatori shqiptar, Valdrin Sahiti.

Ndërsa duket se pas suksesit të mini-albumit ajo ka vendosur t`i befasojë fansat e saj edhe me një surprizë.

Ajo ka bërë një marrëveshje me Spotify që fansat e saj të mund të regjistrohen dhe të dëgjojnë këngët e saj falas për 3 muaj rresht.

Këtë ajo e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram duke i lajmëruar fansat e saj se mund të regjistrohen deri me 31 mars./Lajmi.net/