Taravari: Tani më shumë se kurrë jam i bindur se duhet të vazhdojmë rrugën që kemi nisur

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka mbajtur sot në mbrëmje një tubim nga qyteti i Gostivarit, ku tha se tani më shumë se kurrë ai është i bindur për rrugën që kanë zgjedhur, atë të bashkimit me opozitën shqiptare. Sipas tij, këtë ai e ka konstatuar në takim me të gjitha degët e partisë, duke folur në mbledhjen e Kryesisë së ASH-së para një muaji, por mbi të gjitha edhe me qytetarët që duan ndryshimin.

Unë e dija se zëri i popullit është për bashkëpunim me opozitën, duke folur me kryetarët e degëve, duke folur në mbledhjen e Kryesisë para një muaji, por tash kur e shoh përkrahjen e popullatës, jam i sigurtë se ne duhet ta vazhdojmë këtë rrugë dhe sa më shpejtë ta sjellim ndryshimin te shqiptarët. E di se tani do të ketë mënyra që të më deskrititojnë si njeri, por gëzohem se popullin e kam me vete. Më së shumti që iu duhet tani shqiptarëve, është të sjelim ndryshime te ata dhe besoj se më 8 maj do të festojmë së bashku. 70 për qind të kuvendarëve janë përgjigjur pozitivisht kërkesës time për bashkëpunim me opozitën.