Azizi i përgjigjet Kovaçevskit: Vërtetë do kemi dy blloqe në zgjedhje, LEN kundër Soravisë, Eurovisë, Llotarisë dhe Rusisë!

Mirë e ka Kovaçevski!

Në zgjedhje do ket dy blloqe: Lidhja Europiane për Ndryshim kundër Soravia, Eurovia, Llotaria e Rusia!

Veprimet LSDM-së, BDI-së dhe pjesës së mbetur në pushtet dëshmojnë se kush është blloku pro-evropian dhe kush pro- lindje/Rusi.
Lista e Zezë amerikane, politikat kërcënuese e shantazhuese, tenderët, € – VIA, SORAVIA, Llotaria, janë një bllok, i cili veprojnë sipas standardeve të Rusisë, Serbisë që ndodhen në lindje.
Ndërsa blloku tjetër pro-perëndimor është në anën tjetër, që lufton krimin, korrupsionin, vjedhjen e tenderëve, lufton gjyqësorin e kapur nga LSDM – BDI dhe lufton sjelljen e drejtësisë, e cila po shkatërrohet nga ministri i kapur nga BDI.
Shumë mirë që po e pranoni se po rradhiteni në bllokun pro rusi.
Populli nuk thotë kot: Mos e vet se t’kallzon vet.