Taravari: Tani është koha për ta hequr 20%-shin!(Video)

Ndryshe nga partnerët e koalicionit, BDI dhe LSDM, Aleanca për Shqiptarët, vlerëson se tani është koha për ta hequr nga kushtetuta termin 20% që i referohet përdorimit të gjuhës shqipe. Në një intervistë për gazetën LAJM, Taravari tha se tani duhet të shfrytëzohet momenti sepse nuk dihet më kur do të hapet përsëri kushtetuta.

“Çdo parti e ka mënyrën e vet se si i shef punët dhe asnjëherë të gjitha partitë të cilat janë në një bashkëpunim, nuk do të thotë që duhet të pajtohen gjithnjë për një çështje të caktuar. Për ne si ASH, tash është koha që 20% për përdorimin e gjuhës shqipe të hiqet, që është fyese për shqiptarët dhe do të shfrytëzojmë të gjitha mjetet demokratike për të mundësuar që të tërhiqet dhe 20% të zëvendësohet në mënyrë dinjitoze me gjuhën shqipe”, tha Taravari për gazetën LAJM.