Taravari priti shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Clemens Koja

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Clemens Koja. Gjatë takimit palët theks të veçantë kanë vendosur mbi situatën politike dhe rrugën eurointerguese të vendit. Kryetari Taravari theksoi se ambasadori ka qenë i interesuar për të marrë opinionin e tij rreth zhvillimeve politike dhe drejtimin në të cilin lëviz Maqedonia e Veriut.

“Në përgjithësi biseduam për aktualitetet politike në Maqedoni, për investimet në komunë e Gostivarit, për Këshillin komunal dhe funksionimin e tij. Për datat për fillimin e negociatave me BE-në, një bisedë miqësore dhe konstruktive”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Gjatë takimit është hapur si temë edhe data e fillimit të bisedimeve për antarësim të RMV-së në BE. Kryetari Taravari ka shprehur qendrimin e tij se vendi para vitit 2023 nuk do të merr datë për fillim të negociatave.

“Nuk përmendi gjë, zakonisht amabasadorët më shumë duan të ndëgjojnë sa të flasin. Ishte një takim shumë miqësorë. I duheshin opinionet tona sesi i shohim ne si ASH dhe unë si kryetar i Gostivarit situatën politike në Maqedoni në përgjithësi dhe çfarë janë pritshmëritë tona për periudhën që vijon”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Edhe një pjesë e analistëve politik në vend thonë se 14 dhjetori nuk është afat realist për arritjen e marrëveshjes mes Maqedoninsë së Veriut me Bullgarinë që të fillohen negociatat me BE-në.