Të paktën 1 i vdekur dhe 8 të plagosur nga stuhitë e fuqishme në Turqi (VIDEO)

Një stuhi e fuqishme goditi Stambollin dhe pjesë të tjera të Turqisë të hënën, duke vrarë të paktën një person dhe duke shkaktuar kërdi në qytetin me rreth 15 milionë banorë.

Një grua u vra në lagjen Esenyurt të Stambollit, ku erëra të forta shkatërruan një pjesë të një çatie e cila ra mbi të dhe fëmijën e saj. Fëmija mbijetoi me plagë.

Diku tjetër në qytet, erërat rrëzuan një kullë sahati, shkulën pemë dhe shkaktuan përmbysjen e të paktën tre kamionëve. Të paktën tetë persona u plagosën, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Bosfori, rruga e ngushtë ujore që ndan qytetin, u mbyll gjithashtu për trafikun detar dhe shërbimet e trageteve u anuluan.