Taravari rikujton Gashin: Votat tona të përbashkëta, vota kundër BDI – së

Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari ka komentuar takimin e sotëm në mes kryeministrit Zoran Zaevit dhe Afrim Gashit. Sipas Taravarit koalicioni i lidhur mes tyre ishte për 4 vite, por thekson se është vendimi i Alernativës nëse do bëhet pjesë e qeverisë bashkë me LSDM-në dhe BDI-në. Ai ka rikujtuar, për siç tha, Gashin se 82 mijë vota si koalicion i kanë marrë kundër BDI-së.

“Ne para një viti e gjysëm kemi pasur zgjedhje, kemi dalë së bashku me Alternativën në zgjedhje dhe kemi kërkuar vota kundër BDI-së dhe i kemi marrë së bashku 82 mijë vota, ne tetë deputetë, ata katër deputetë. Marrëveshja jonë ka qenë për katër vjet, por përsëri kjo nuk do të thotë se nuk mund të ndryshon, ata e sjellin vendimin vetë. Nëse sjellin vendim për të qenë pjesë e Qeverisë, ne do ta respektojmë dhe kjo as që diskutohet. Por, vetëm do t’i përkujtojë në subkoshiencë ta kenë se votën që e morëm, ato 82 mijë vota që i morëm bashkë, ato ishin vota kundër BDI-së. Megjithatë, vendimin ata e sjellin, si ta menodjnë se ëshgtë më mirë për strukturën dhe partinë politike që e drejtojnë, ashtu le të bëhet”, deklaron Arben Taravari, Sekretar i ASH-së.

Taravari tha se ASH nuk e mendon aspak t’i bashkangjitet një ekzekutivi pjesë e të cilit është BDI. Sipas tij shumica e re që mund të formohet, nuk do të ketë stabilitet dhe pret që vitin e ardhshëm të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Ne vazhdojmë opozitarizmin, as që menodojmë e sa që kemi menduar ndonjëherë të ketë bashkë punim me BDI-në. Do të vazhdojmë pjesën për organizimin e opozitës. Vitin tjetër e kemi Kongresin, riorganizimin e partisë. Plotë detyra dhe obligime kemi para vetes, por mendojë se Qeveria e cila do të formohet, nëse fortmohet ose me 64, 65 apo me 66 deputetë, nuk do të ketë qendrueshmëri para së gjithash për shkak të jo stabilitetit brenda LSDM-së dhe kjo është e pakontestueshme. Vjen një lideri i ri, edhe pse Zaevi ka qenë një far amallgami për farksionet e ndryshme brenda LSDM-së, tash do të ketë telashe të reja dhe personalisht mendoj se viti 2022 do të jetë vit zgjedhor. Dhe përsëris se personalisht, edhe pse dhashtë Zoti Maqedonia negociatat i fillon më herët, por unë nuk pres para 2023-shit”, deklaron Arben Taravari, Sekretar i ASH-së.

Kryetari i partisë Alternativa para takimit me kreun e LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se për te dhe partinë e tij është me rëndësi që të jenë pjesë e një qeverie e cila do të luftoj krimin dhe korrupsionin. Gashi me këtë rast u shpreh se do të ofrojnë një shans që vendi të del nga kjo krizë dhe do të ndihmojë integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike.