Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASh), Arben Taravari, në emisionin “DIALOG te LAJMI” ka deklaruar se pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020 kishte zhvilluar komunikime me Izet Mexhitin për mundësinë që ai t’i bashkohej ASH-së.
“Të jem i sinqertë, me zotin Mexhiti kemi pasur komunikime menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2020, që eventualisht ai të angazhohej në Aleancën për Shqiptarët”, tha Taravari.
Ai sqaroi se nuk kishte pasur ofertë konkrete për postin e nënkryetarit, sekretarit apo ndonjë funksion tjetër partiak, por vetëm bisedime për mundësinë e bashkimit të Mexhitit me ASH-në.
Sipas Taravarit, kjo nuk u realizua, pasi në zgjedhjet lokale të vitit 2021 Mexhiti u angazhua përsëri me BDI-në, veçanërisht në Çair, por edhe në Dibër dhe Strugë./Lajm TV & Gazeta Lajm



