Taravari dekoron shkencëtarin e vitit, profesorin Kimet Jusufi

Kisha nderin dhe kënaqësin që sot në kabientin tim e prita fizicientin Kimet Jusufi, i cili sivjet u zgjodh “Shkencëtar i vitit”. Kimeti është krenaria e kombit dhe qytetit tonë. Uroj shumë të rinj ta ndjekin rrugën e tij, pasi ai është roll-model dhe motiv për gjithësecilin.
Gjatë takimit biseduam edhe për ndonjë projekt inovativ që Kimet Jusufi mund ta zhvillojë së bashku me pushtetin lokal në Gostivar.
Më vjen keq që Gjimnazi i qytetit tonë nuk e ka në mesin e mësimdhënësve të vet, pro nga ana tjetër me angazhimin e tij në UT, përfitimi është edhe më i madh.