Taravari a do të kandidojë për deputetë, ja çfarë thotë?

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët(ASH), Arben Taravari ka bërë të qartë se nuk do t’i hyjë garës për deputetë në kuadër të koalicionit ASH – Alternativa për zgjedhjet e 12 prillit.

Ai aktualisht është shef i shtabit zgjedhor të ASH-së për këto zgjedhje, ndërsa ka qartësuar se 100% nuk ka ndërmend të kandidojë dhe të jetë në listat për deputetë.
“Unë nuk do të jem kandidat për deputetë. E shohim si e bëjmë. E Kam marrë mandatin katërvjeçar për udhëheqjen e komunës. E ndjej si obligim që ta përfundojë mandatin. Unë kam vendosur që ta çoj deri në fund, pas kësaj do të shohim se çfarë”, theksoi sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari. (INA)