Eksperti i Harvardit: Qetësohuni! Gripi sezonal shkakton më shumë vdekje se koronavirusi

“Gripi sezonal është më i përhapur dhe shkakton më shumë vdekje se sa CODIV-19″, ka deklaruar Kee Park.

“Në shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar, rreth 34 mijë amerikanë vdiqën si pasojë e gripi sezonal. Është një numër masiv, por duket se vëmendja më e madhe është tek COVID-19”, ka shtuar ai.

“Kjo po ndodh për faktin se është një virus i ri dhe njerëzit janë më të predispozuar t’i frikësohen gjërave që nuk kuptojnë”, ka thënë Kee Park.

“Mendoj se duhet të qetësohemi dhe ta shohim gjithçka në perspektivë, të praktikojmë higjienë të mirë dhe të përdorim dezinfektantë. Do të vijë momenti që do të kalojë. Ne do ta kapërcejmë këtë situatë”, ka vlerësuar ai.