Realizimi i rolit të Gjykatës kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbrojtja e lirive dhe të drejtave, sfidat me të cilat përballet kjo gjykatë dhe aktivitetet të cilat po ndërmerren për tejkalimin e tyre ishin tema diskutimi mes kryetarit të Gjykatës kushtetuese, Sali Murati dhe Ambasadorit të Federatës ruse në Republikën e Maqedonisë së
Veriut, Sergej Bazdnikin.
Kryetari Murati, me këtë rast e njoftoi ambasadorin Bazdnikin me zgjidhjet e
përmbajtura në Projekt-propozim ligjin për Gjykatën kushtetuese të Republikës
së Maqedonisë së veriut, përmes të cilave do të garantohej pavarësia
buxhetore, administrative dhe funksionale e Gjykatës.
“U theksua se është posaçërisht me rëndësi avancimi i mëtutjeshëm i mbrojtjes
së lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit nga ana e Gjykatës, e cila për
momentin përfshin mbrojtje të një numri të vogël të lirive dhe të drejtave,
përmes vendosjes së instrumentit ankesë kushtetuese”, informojnë nga Gjykata
kushtetuese.
Ambasadori rus, kryetarit të Gjykatës Murati, me këtë rast i dorëzoi ftesë nga
ministri i Drejtësisë i Federatës ruse, Aleksandar Konovalov për pjesëmarrje në
Forumin e dhjetë juridik ndërkombëtar, që duhet të mbahet në Sankt
petersburg të Rusisë, në maj të këtij viti, që ishte pranuar me kënaqësi.
Nga ana e ambasadorit të Federatës ruse, u shpreh gatishmëri dhe mbështetje
e plotë për aktivitetet me të cilat ishte njoftuar.