Tanket Abrams mbërrijnë në Ukrainë, Zelenski falënderon SHBA-të: Përforcojmë brigadat tona

Tanket amerikane Abrams kanë mbërritur në Ukrainë. Pentagoni ka konfirmuar se grupi i parë, i cili përfshin 31 tanke Abrams ka mbërritur në Kiev, duke shtuar kështu një komponent të fuqishëm tokësor për trupat ukrainase, të cilat tashmë kanë duruar më shumë se një vit e gjysmë luftë.

“Prania e thjeshtë e tankeve Abrams shërben si një parandalues ​​i fuqishëm. Duke i pasur këto tanke në arsenalin e tyre, ushtria ukrainase mund të dekurajojë në mënyrë më efektive veprimet agresive,” tha zëdhënësi i Pentagonit, Majori Charlie Dietz.

Presidenti Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj aleatëve për përmbushjen e marrëveshjes.

“Lajm i mirë nga Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov. ‘Abrams’ janë tashmë në Ukrainë dhe po përgatiten për të përforcuar brigadat tona. Unë u jam mirënjohës aleatëve tanë për përmbushjen e marrëveshjeve! Ne po kërkojmë kontrata të reja dhe zgjerojmë gjeografinë e furnizim”, tha Zelenski.