Talebanët kërkojnë ndihmë humanitare

Zëdhënësi i Talebanit i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar që t’i ndihmojë ata të rindërtojnë Afganistanin.

Zabihullah Mujahid u ka bërë thirrje vendeve që të vazhdojnë ndihmën humanitare, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Ai gjithashtu u përpoq të siguronte afganët se situata në vend do të kthehej në normalitet ngadalë dhe se ekonomia do të përmirësohej.