Naim Miftari i kundërpërgjigjet Endrit Thaçit, i tregon për të bëmat e babait të tij: Thaçi e zhduku shokun e tij që i la katër fëmijë…

Ish-eprori i lartëi UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i është kundërpërgjigjur Endrit Thaçit, i cili me një shkrim dhe fotografi kishte paralajmëruar kthimin e Thaçit nga burgu i Gjykatës Speciale në Hagë.

Miftari përmes një postimi në facebook, shprehet se, në kohën kur ushtarët e UÇK-së dhe Adem Jashari luftonin me gjithë anëtarët e familjes, Thaçi gjente kohë të shëtitej në hotelet më të shtrenjta të Evropës.

Madje, sipas Miftarit, në atë kohë, Thaçi me para të luftës paguante këto hotele luksoze.

Miftari ia përmend Endritit të bëmat e babait të tij, dhe ia përkujton edhe pushimet luksoze që kishin në Rido de Janero, Florida, Dubai…, shtëpiat milionëshe dhe festat me Red Bulla.

Ai shprehet se, Thaçi duhet të jap llogari në Kosovë për tradhti, vrasje dhe konspiracion.

Tutje, Miftari thotë se Thaçi e kishte zhdukur shokun e vet, Bahejdin Allaqin i cili kishte katër fëmijë.

Shkrimi i plotë:

Shumë po me dhimesh

Pink Panteri i vogël, ti që prejshe koka njerëzish në Facebook, mos na shit përralla, derisa ushtarët e vërtetë të UÇK dhe Adem Jasharit luftonin e vriteshin me gjithë fëmijë dhe anëtarë të familjes së tyre, babai juaj “sakrifikonte” për atdhe me mamin tuaj kishin kohë për SEX_KAMASUTRA nëpër Hotelet ma të shtrenjta në Europë,  paguanin me para të luftës, para të UÇK që babaj i juaj ,”TRIMI” i vodhi shumicën për veti, trimi i luftes” i cili  kishte deklaruar vet se kishte nejt shumë larg vijave të frontit të luftes ishte i zanë me luftën e Kamasutras!

Atëherë është edhe koha kur të nisen ty për këtë botë, e vërtetë se ju vjen rënd sot juve, ju ka ndodh keq se orë të 7000 mijë eurove, pushime, udhëtime, herë në RIO, herë në Florida, herë në Dubai, Palma de Majorca, Antali, Seul…. shtëpija e vila milionshe, festa veç me Red Bulla …

Por i ka vdek nana asaj pune! E vërtetë se babai juaj nuk duhet mu dënu në Hagë, por duhet me jep llogari në Kosovë per tradhti, për vrasje, për konspiracion, e sidomos për vjedhje të shtetit dhe të popullit.

Lutu që Ali Baba yt të rrij sa më gjatë në burgun e miqve të tuaj të Uashingtonit dhe Brukselit, mos harro vetëm në kohen e pushtetit të babës tuaj nga Kosova kan ikë, e kanë braktis atdheun 400.000 qytetarë,  shumica të rinj.

Edhe mësusat e juaj të Kolegjit Turk që ju kan dhan mësim juve babai i juaj i ka kidnapu natën dhe i ka dorëzuar Taip Edoganit, desh harrova edhe shoku’ i babit tanë atdhetari Bahajdin Allaqi kishte 4 fëmijë para se me zhduk nga jeta babai i juaj!

Image