Sot priten shi, borë në male dhe erë e fortë

Sot vendi do të përfshihet nga reshje shiu, ndërsa në zonat malore pritet të ketë borë dhe erë të fuqishme, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Reshjet gjatë natës fillimisht kanë përfshirë pjesët perëndimore, ndërsa më pas pritet të përhapen në të gjithë vendin. Me depërtimin e masës së ftohtë ajrore, në disa zona më të larta do të ketë reshje të përziera shiu dhe bore, ndërsa në male reshje bore.

Do të fryjë erë e përforcuar, fillimisht nga drejtimi perëndimor, ndërsa pasdite nga veriu. Gjatë natës paralajmërohet erë herë pas here e fuqishme, me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë.

Në Shkup pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar, nga drejtime të ndryshueshme.