Takimi i radhës në Shkup, Grubi: Mbështesim politikat e Kurtit

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në ClickPlus ka komentuar takimin e sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Grubi nga ky emision inkurajoi Kurtin dhe shprehu mbështetjen për politikat e tij për gjetjen e një zgjidhje me Serbinë, me njohje reciproke.

“E inkurajoj kryeministrin Kurti dhe i them se të gjithë ne e mbështesim në përpjekjen për të arritur marrëveshje bilaterale me Serbinë që ka për qëllim vetëm njohjen reciproke”, tha Grubi.

Para një ore ka përfunduar takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel. Siç u deklarua pas takimit, nuk është arritur zgjidhje dhe se takimi i radhës ndërmjet palëve do të zhvillohet në mars, në Shkup./TV21