Takim i rëndësishëm i Avokatit të Shtetit të RMV-së me homologen e tij franceze në Paris (Foto)

Më 10 shkurt 2022, avokati i shtetit të RMV-së, z. Fehmi STAFA, realizoi një takim zyrtar në Drejtorinë për çështjen juridike, ku u takua me përfaqësuesen juridike të shtetit francez znj. Laure Bédier dhe ekipin e saj. Paraprakisht, z. Stafa, me ekipin e tij qëndroi në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Francë dhe u takua me ambasadoren e vendit tonë atje, znj. Jadranka ÇAUSHEVSKA DIMOV.
Në takimin me homologen franceze, z. Stafa dhe znj. Bédier prezantuan institucionet gjegjëse që i drejtojnë, mandej folën për bashkëpunimin reciprok, organizimin e konferencave dhe seminareve të përbashkëta, këmbimin e ekspertizave dhe përvojave etj. Në fund u dakordua për vizitë të ndërsjellë të palës franceze në vendin tonë.