Ylli brazilian i Shakhtar Donetsk, Taison, ka treguar se si ukrainaist do t’i qasen skuadrës së Inter.




Braziliani ka bërë të ditur se skuadra e tij e respekton Interin, por kjo nuk do t’i pengojë ata që të luajnë lojën e tyre.
“Një skuadër që përfundon e dyta në Serie A është një që duhet pasur kujdes nga ta”, ka thënë Taison, transmeton lajmi.net.
“Ne respektojmë Interin, por kjo nuk na ndalon për të bërë lojën tonë”, ka shtuar mes tjerash braziliani.
Inter dhe Shakhtar përballen nesër në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës. Meqë gjysmëfinalja vendoset me vetëm një ndeshje, gjasat shihen të jenë 50/50. /Lajmi.net/