Juventus të hapur për shitjen e Dybala

Raportimet e fundit nga Italia flasin për një situatë tjetër nga ajo që është menduar për lojtarin më të mirë të sezonit në Serie A.

Paulo Dybala nuk do të jetë në listën e lojtarëve të paprekshëm, bën të ditur ‘Gazzetta dello Sport’, transmeton lajmi.net.

Juve janë të hapur ta shesin lojtarin për arsye specifike.

Situata ekonomike në skuadër është e rëndë dhe kartoni i argjentinasit mund të shfrytëzohet për të stabilizuar gjendjen.

Dybala lidhej me Tottenham Hotspur dhe Manchester United gjatë verës së kaluar. Mbetet të shihet nëse do të ketë përsëri interesim për të.