Hamilton nuk lejon befasi në Çmimin e Spanjës, thyen rekordin e Schumacher

Piloti britanik arriti fitoren e katërt këtë sezon dhe duket se po shkon afër kurorëzimit me titullun e shtatë në karrierë. Piloti i Mercedes theu rekordin e legjendarit Michael Schumacher, duke arritur podiumin e 156.

Max Verstappen i Red Bull zuri pozitën e dytë ndërsa homologu i Hamilton te Mercedes, Valterri Bottas përfundoi në podium.

Ferrari konfirmoi edhe një herë problemet me makinën, me Sebastian Vettel që mbylli garën në pozitën e shtatë.

Renditja e 10 pilotëve të parë:

1: Hamilton

2: Verstappen

3: Bottas

4: Perez

5: Stroll

6: Sainz

7: Vettel

8: Albon

9: Gasly

10: Norris.