Profesori Sefer Tahiri, në një pronocim për televizionin Euronews Albania ka deklaruar se, në Maqedoninë e Veriut ekziston vetërregullimi sa i përket mediave online që, sipas tij, është standard evropian.
“Regjistri i mediave online është nismë që nga viti 2015 kur ka filluar me punë Këshilli i Etikës në Media, në Maqedoninë e Veriut. Është një Organ vetërregullator dhe kjo rëndësi të theksuar se në Maqedoninë e Veriut ekziston vetërregullimi sa i përket mediave online. Kjo do të thotë që vetërregullimi përcakton se kush i shkel standardet profesionale dhe normat etike dhe kush jo. Pra, në këtë aspet nuk ka të bëjë aspak ligji dhe përzirja e shtetit apo ndëryhja e organit rregullator, që në Maqedoninë e Veriut është Agjencia Shërbime Audio-vizuale që është shërbim i autoritetetit të mediave në Shqipëri. Vetërregullimi është mënyra më e mirë”, tha mes tjerash, profesori Sefer Tahiri, gjatë një prononcimi për Euronews Albania.