Dy muaj pasi Musa Xhaferi i BDI-së u tërhoq si zv / kryeministër në vitin 2016, djali i tij e formoi ndërmarrjen tregtare për furnizim me rrymë elektrike “U-Power”
Pas marrjes së licencave të nevojshme, kompania filloi të fitojë tenderët shtetëror, më i madhi prej të cilave ishte kontrata e nënshkruar këtë vit me ndërmarrje shtetërore në vlerë prej mbi 600,000 euro.
Bashkëpronari i dytë i kësaj kompanie është djali i pronarit të kompanisë së ndërtimit në Tetovë AK-Invest, e cila zotëron dy hidrocentrale të vegjël.