Syrja Rashiti: Nuk mbështesim shtyerjen e zgjedhjeve

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrja Rashiti, sot ka deklaruar se marrëveshja për mbajtjen e zgjedhjeve më 12 prill duhet të respektohet dhe se kjo parti do të mbështesë shpërndarjen e Kuvendit pavarësisht se kush e merr një iniciativë të tillë.
“Nëse vazhdojmë të sillemi kështu në mënyrë jozerioze me marrëveshjet, ASH-ja seriozisht do ta shqyrtojë mundësinë nëse në të ardhmen do të merr pjesë në takime të tilla. Marrëveshja e takimit të liderëve ishte që më 12 prill të zhvillohen zgjedhjet dhe nuk shohim asnjë arsye që të mos ndodh një gjë e tillë”, tha Rushiti.