Suria Vrenezi, veleshtari i suksesshëm në Vjenë të Austrisë (Video)

Edhe pse sot është i kënaqur nga biznesi i tij i suksesshëm në Vjenë të Austrisë, Suria Vrenezi nga Veleshta e Strugës ka një histori mjaftë interesante.
Në një rrëfim për Lajm Tv, ai tregon se fillimi veta në kryeqytetin austriak nuk ka qenë aspak i lehtë për të. Në Vjen kishte ardhur për herë të parë si 15 vjecar te vëllai i tij. Që atëherë kanë kaluar 31 vite, por ai e kujton si sot fillimin e punës si ndihmëskuzhiner.

Suriai tregon se në vitin 1997 ishte pajisur me patent shoferi për kamion. Pastaj 15 vite me radhë kishte punuar si vozitës kamioni, nëpër tërë Evropën. Kujtimet nga kjo periudhë e jetës ende janë të freskëta.

I lodhur nga puna e pandërprerë, në vitin 2012, Suriai kishte marrë një vendim të guximshëm- hapjen e një biznesi. Guximi i tij ka dhënë rezultate dhe sot udhëheq një kompani me kapital solid dhe disa të punësuar. “Biznesin e kam nisur nga zeroja, ndërsa sot kam 5 kamionë, 4 kombi, 3 bagerë e shumë ç’ ka tjetër. Kompania e mbanë emrin MSV Mulden”, tregon Suriai, duke folur për kompaninë që e udhëheq.

E sot, ai është shumë i kënaqur që puna po i ecën mirë, ndërsa krah të djathtë e ka djalin Artinin.
Edhe pse jeton dhe vepron në Austri, mendimet dhe ëndërrat e tij, sit ë ;do mërgimtari, mbeten në vendlindje. Suriai është edhe njeri humanist dhe asnjëherë nuk harron për ta ndihmuar vendlindjen e tij Veleshtën e Strugës.