Superliga rikthehet me tri përballje interesante, derbi në Gjilan

Derbi i sotëm është mes Gjilani dhe Prishtinës, me dy skuadrat që kërkojnë pikët e plota për të vazhduar garën për titull.

Drita si kampion i Kosovës është mysafirë i Drenicës, ndeshje që zhvillohet në Skenderaj.

Ndërsa, Feronikeli ka punë më të lehtë ndaj Besës së Pejës.

Të gjitha takimet nisin në ora 13:00.