Ronaldo: Nuk e kam parë Messin si rival, gjithmonë kemi kaluar mirë

Portugezi dje realizoi dy gola në fitoren prej 0 – 3 në “Camp Nou”.

Mirëpo, pas ndeshjes Ronaldo për Moviestar u deklarua duke thënë se nuk e sheh Messin si rival.

“Gjithmonë kam pasur raport të mirë me të. I kam ndarë 12, 13 apo 14 viteve të ceremonive më të. Asnjëherë nuk e kam shikuar si rival”.

“Gjithmonë kemi kaluar mirë. Ai mundohet të bëj më të mirën për ekipin e tij, njësoi si unë për timin”.

“Por, e dimë se në futboll, për mediat, spektaklin kërkohet rivaliteti, mirëpo kemi kaluar mirë”, u shpreh ai.

Mbetet të shihet nëse dyshja do takohen sërish në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.