Super ndeshje, finalja Argjentinë-Francë përcaktohet me penallti

Nuk ka fitues as pas 120 minutave në finalen e Botërorit, Argjentina-Franca.

Argjentinasit udhëheqën 2:0 pas 45 minutave të parë me golat e Messit dhe Di Marias.

Por, francezët gjetën forcën dhe e barazuan rezultatin me dy gola të shpejtë.

Fillimisht Mbappe shënoi nga penalltia në minutën e 80-të, shkruan Gazeta Express.

Një minutë më pas, ishte sërish Mbappe që barazoi shifrat.

Në vazhdime, Messi kaloi sërish Argjentinën në epërsi, por Mbappe kompletoi hat-trickun për ta dërguar ndeshjen në penallti.