Mbappeee, barazon Franca

Franca ka barazuar në 3:3 në finalen ndaj Argjentinës. Mbappe ka shënuar nga pika e bardhë në minutën e 118-të. Hat-trick nga Mbappe.


Nuk ka të ndalur drama në finalen e Kupës së Botës. Franca ka fituar penallti në minutën e 17-të për lojë me dorë.


Argjentina ka kaluar në epërsi ndaj Francës. Për 3:2 shënoi Lionel Messi, pas topit të kthyer nga Hugo Lloris.

Lloris fillimisht ndali goditjen e Lautaro Martinezit, ndërsa Messi ishte afër dhe dërgoi topin në rrjetë. Ai shënoi në minutën e 109-të.


Argjentina është shfaqur e rrezikshme përballë Francës në fundin e vazhdimit të parë të finales së Kupës së Botës.

Dy rastet më të mira i pati Lautaro Martinez.

Koha e rregullt përfundoi baras 2:2. Pas pak nis vazhdimi i dytë.


Fituesi i Botërorit në Katar nuk është caktuar pas 90 minutave lojë. Pas kohës së rregullt rezultati është 2:2.

Kështu finalja do të vendoset pas dy vazhdimeve nga 15 minuta. Argjentina ka udhëhequr 2:0 pas pjesës së parë, ndërsa Franca është kthyer në të dytën me golat e Kylian Mbappes.


Fare në fund Messi ka dërguar goditje të fortë, por Hugo Lloris ishte në vendin e duhur.

Është barazuar rezultati në ndeshjen Argjentina – Franca.

Në minutën e 82-të supergol ka shënuar Kylian Mbappe. Rezultati është 2:2.


Kylian Mbappe ka shënuar nga pika e bardhë për të ngushtuar 2:1 rezultatin në ndeshjen e Francës ndaj Argjentinës. Mbappe shënoi në minutën e 79-të. Për Mbappen është goli i gjashtë.


Franca ka fituar penallti në minutën e 79-të. Kolo Muani u ndal nga Otamendi.


Argjentina është në epërsi bindëse pas pjesës së parë në finalen e Botërorit ndaj Francës.

Messi shënoi nga pika e bardhë në minutën e 23-të, ndërsa për 2:0 shënoi Angel Di Maria në minutën e 36-të.

Argjentina ka dominuar plotësisht në fushë ndaj Francës së parrezikshme.


Ousmane Demenele dhe Olivier Giroud janë zëvendësuar pak minuta para fundit të pjesës së parë.

Në vend të Dembeles që shkaktoi penallti u inkuadrua Randal Kolo Muani, ndërsa Giroudin e zëvendësoi Marcus Thuram.


Argjentina ka rritur epërsinë ndaj Francës. Për 2:0 shënoi Angel Di Maria në minutën e 36-të. Asistues ishte Mac Allister.

Aksionin e nisi Lionel Messi.


Argjentina ka kaluar në epërsi ndaj Francës.

Për 1:0 shënoi Lionel Messi nga pika e bardhë, në minutën e 23-të. Për Messin është goli i gjashtë në Katar, i katërti nga e bardhë.


Argjentina ka fituar penallti në finalen ndaj Francës. Dembele e ndali Angel Di Marian në mënyrë të palejuar, në minutën e 21-të.


Argjentina e drejtuar në fushë nga ylli Lionel Messi është më e rrezikshme në 15 minutat e para të finales të Kupës së Botës në Katar.

Argjentina ka posedimin e topit, ndërsa pati edhe disa gjuajtje drejt portës së francezëve.


Ka filluar ndeshja finale e Botërorit “Katar 2022” mes Argjentinës dhe Francës.

Ndeshja po luhet në stadiumin “Lusail”.

Superylli argjentinas Lionel Messi është duke kërkuar që ta fitojë trofeun e vetëm që po i mungon.

Të dy përfaqësueset janë duke e kërkuar titullin e tretë të botës. Franca është kampione në fuqi.

Argjentina është dashur të bëjë një ndryshim në formacion vetëm një orë para fillimit të ndeshjes, Në vend të Marcos Acunas së lënduar është aktivizuar Nicolas Tagliafico.