Sulmoi një person, e pranon fajin, Penalja i shqipton vërejtje Kurto Dudushit

Kryetarit të Kmunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, gjykata Penale për sulmin ndaj Demir Ismail i ka shqiptuar vetëm vërejtje gjyqësore, sepse i njejti gjatë seancës gjyqësore pranoi fajin.

“E pranoj fajin, me vjen keq ndodhi në afekt. Jemi njerëz të gjallë dhe kërkoj falje”, tha Dudush.

E i dëmtuari Demir Ismail kërkoi dëmshpërblim nga Dudush dhe deklaroi se mjetet e marra do të shkojnë për bamirësi.