Njëzet e një vjeçari M.I. nga Republika e Shqipërisë me qëndrim të përkohshëm në Tetovë, mbrëmë (31-maj) në ora 01:15 në SPB Tetovë ka raportuar më herët në afërsi të udhëkryqit për Trebosh dhe Xhepçisht të Tetovës tre persona, njëri prej të cilëve A.S. (23) nga Poroji i Tetovës, e kanë sulmuar fizikisht. Në sulm thuhet se kanë përdorur mjete prej druri, përcjellë KlanMacedonia.
Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.