Sulmohet aeroporti në Ivano-Frankivsk të Ukrainës

Kryebashkiaku i Ivano-Frankivsk, Ruslan Martsinkiv thotë se aeroporti i qytetit është vënë në shënjestër të një sulmi.

Këtë, ai e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Sipas informacioneve paraprake, shpërthimet e mëngjesit të sotëm ishin nga një sulm në aeroport. Ju kujtoj se qëllimi i armikut është të mbjellë panik dhe frikë”, ka shkruar Martsinkiv.

Qyteti është rreth 114 kilometra në jug të Lvivit, ku u godit një bazë për stërvitje ushtarake.