Mot shumë i ftohtë në Maqedoni, kryesisht me vranësira

Sot pritet mot shumë i ftohtë, sidomos në mëngjes, gjatë ditës priten periudha me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga jugu, përcjell TV21.

Temperatura minimale do të jetë në intervali prej -13 deri në -5, kurse maksimalja do të arrijë nga 3 deri në 9 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot me diell, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura minimale do të zbresin deri në -8, ndërsa maksimalja do të arrijë në 8 gradë Celsius.