Sulmi në Turqi, vritet sulmuesi i dytë

Një sulmues vetëvrasës shpërtheu një mjet shpërthyes në Ankara, të dielën, disa orë para se parlamenti të ishte planifikuar të rihapte pas një pushimi veror tre-mujor.

AP raporton se sulmuesi i dytë u vra në një shkëmbim zjarri me policinë, tha ministri i brendshëm.

Dy oficerë policie u plagosën lehtë gjatë sulmit pranë një hyrje të Ministrisë së Punëve të Brendshme, tha ministri Ali Yerlikaya në X.

Sulmi ndodhi derisa parlamenti ishte caktuar të rihapte me një fjalim të presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Ministri i Brendshëm, Yerlikaya tha se sulmuesit mbërritën në vendngjarje brenda një automjeti të lehtë komercial herët të dielën.

Pamjet televizive treguan skuadra bombash duke punuar pranë një automjeti të parkuar në zonë, e cila ndodhet pranë Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke dhe ndërtesave të tjera qeveritare. Një raketë-hedhës mund të shihet i shtrirë pranë automjetit.

Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, tha se një hetim ka nisur për “sulmin terrorist”.

“Këto sulme në asnjë mënyrë nuk do të pengojnë luftën e Turqisë kundër terrorizmit,” shkroi ai në X. “Lufta jonë kundër terrorizmit do të vazhdojë me më shumë vendosmëri”, ka shkruar ai.