Sulmi me tre të vdekur në Gllogjan të Kosovës, reagon Ramush Haradinaj

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi në Gllogjan të Koaovëa, ku mbetën të vrarë tre persona. Haradinaj apelon deri tek organet e rendit që sa më parë të zbulojnë dhe ta kapin autorin.

“I trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës. Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne. Falënderoj kryetarin Bashkim Ramosaj, Policinë, Prokurorinë dhe ekipet mjekësore emergjente për punën e tyre. Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sjellet para drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, Haradinaj është i lindur dhe rritur në Gllogjan.