Sulmi me 17 të vrarë në Zaporizhzhia, Zelensky: Do mbajnë përgjegjësi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, është zotuar se ata që urdhëruan dhe sulmuan në mënyrë “të pamëshirshme” qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia, do të mbajnë përgjegjës.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, ai ka thënë:

“Zaporozhye përsëri. Sërish sulme të pamëshirshme ndaj civilëve. Në ndërtesat e banimit, pikërisht në mes të natës. Tashmë janë 17 të vdekur. 49 të plagosur në spital, 6 prej tyre fëmijë.

Poshtërsia absolute e të gjithëve. E keqja absolute. Çnjerëzorë dhe terroristë. Nga ai që dha këtë urdhër dhe nga të gjithë ata që e ndoqën këtë urdhër. Ata do të mbajnë përgjegjësi. Një domosdoshmëri. Para ligjit dhe para popullit”, shkroi Zelensky.

Sakaq, ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka postuar fotografi të sulmit me raketa në Zaporizhzhia.

Ai shton se nëse forcat ushtarake ukrainase “do të kishin sisteme moderne antiraketë, mund të ishin parandaluar tragjedi të tilla”./Abcnews.al/