Sot Qeveria mban seancë, diskutojnë masat anti-krizë për qytetarët dhe kompanitë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, më 09.10.2022 (e diel), do të mbajë seancën e rregullt të 88-të.

Në rendin e ditës të seancës do të jenë pikat që kanë të bëjnë me masat për mbështetjen e qytetarëve dhe kompanive në kohë krize ekonomike dhe energjetike.

Publiku do të informohet për konkluzionet dhe vendimet e seancës.