Disa persona duke përfshirë fëmijë që thuhet se janë rreth tre vjeç, janë plagosur pas një sulmi masiv me thikë në Annecy, një qytet alpin në Francën juglindore.
Sulmi ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:45 me orën lokale, në një park.
Tre prej fëmijëve raportohet se janë në gjendje të rëndë për jetën, transmeton Klankosova.tv
Media të ndryshme franceze po raportojnë se i dyshuari, një burrë, është identifikuar në polici si azilkërkues sirian.
Ai tashmë është arrestuar dhe ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin lavdëroi policinë për një “ndërhyrje të shpejtë”.
12:15 – Macron dënon sulmin në Francë, thotë se shërbimet e urgjencës janë të mobilizuara
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dënoi sulmin e sotëm të ndodhur në shtetin e tij, të cilin e quajti sulm frikacak e absolut.
Me anë të një postimi në Twitter, ai shprehet se fëmijët dhe një i rritur janë mes jetës dhe vdekjes dhe se kombi i tij është në shok.
“Ndajmë dhimbjen me ta si dhe familjet e tyre. Shërbimet e urgjencës të mobilizuara”, shkroi mes tjerash Macron.
11:47 – Ministri i brendshëm francez deklarohet për sulmin
Disa persona u plagosën gjatë sulmit me thikë në një shesh në qytetin Annecy.
Ministri i brendshëm francez Gérald Darmanin ka shkruar në Twitter se në mesin e të lënduarve ka edhe fëmijë, transmeton Klankosova.tv
Ai shtoi se i dyshuari është arrestuar “falë ndërhyrjes shumë të shpejtë të policisë”.
11:35 – Sulm me thikë në Francë, fëmijët në mesin e të plagosurve
Disa persona raportohet se janë plagosur pas një sulmi me thikë në Annecy të Francës juglindore.
Agjencia e lajmeve AFP raporton se gjashtë fëmijë janë lënduar dhe i dyshuari, një burrë, është arrestuar, transmeton Klankosova.tv.