Nagavci: Të përplasesh me vetvetën!

Shkruan: Diamant Nagavci

Perëndimi demokratik, kështu siç e njohim ne, është falë mediave të pavarura dhe gazetarëve të pakorruptuar. Në historitë e këtyre fuqive të mëdha shpeshherë ka patur tendeca të zyrtarëve të lartë, por edhe vet kryetarë, që kanë shkelur vlerat demokratike që vetë popujt e tyre i kanë ndërtuar me mund dhe sakrificë, nder shekuj. Këto devijime janë shmangur kryekëput duke ju faleminderuar mediave dhe gazetarave. Sot, kjo çka po ndodhë në rajon prapë është tentativë e zyrtarëve të të këtyre shteteve të fuqishme dhe demokratike, për të shkelë mbi sistemin e vlarave të tyre për hir të një stabiliteti të përkohshëm. Kjo strategji përdoret që nga rënia e Murit të Berlinit dhe rënies së Perdes së Hekurt. Çmimin e një qasjeje tq tillq e kanq paguar me gjak popujt e shteteve ish-komuniste.
Për gjithë ketë zhvillime jemi dëshmitarë të gjithë ne, që kemi moshë mbi 40 vjetë. Është e natyrshme që dikush pas dyzet e ca viteve të thotë se me metoda dhe qasje të njëjtë rezultatet do të jenë të njëjta.
Mjaft!
Duhet ndërruar metodat dhe qasja. Albini do ta arrinë këtë me ndihmën e mediave më të mëdha më të besueshme në botë. Ai dhe presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, gatise për çdo ditë janë prezent në njërën nga keto media botarore. Të dy flasin me një gjuhë dhe pa ekuivoke. Kjo i tmerron dhe por edhe i futë në panik të gjthë që në plan të parë i kanë karrierat e tyre politike, e jo sistemin e vlerave demokratike që vijnë nga vendet e tyre. Nuk të bënë amerikan dhe europian pashaporta, por të veprosh dhe jetosh brenda këtij sistemi demokratik perëndimor të vlerave. Në këtë mish-mash amerikan më të mëdhenj janë Albini dhe Vjosa.
*Diamant Nagavci, analist